Aktuale Më shumë

Dorëzohet iniciativa për shkarkimin e Beçiqit, Nimanbegu nuk e nenshkruan këtë iniciativë

Prej tvteuta19:12, 21 Janar 2022

Kuvendi i Malit të Zi ka pranuar propozimin për shkarkimin e kryeparlamentarit Aleksa Beçiq nga kjo pozitë. Propozimi është nënshkruar nga 38 deputetë të partive opozitare – PDS, PSD, SD, PL, BSH, dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za”, ndërsa nuk është nënshkruar nga deputeti i “Listës shqiptare” Genci Nimanbegu.

Në arsyetimin e iniciativës thuhet se “…Gjatë kësaj përbërjeje të Kuvendit, Mali i Zi ka regresuar dukshëm në fushën e sundimit të ligjit, “dhe arsyeja më e madhe për këtë është mosgatishmëria dhe mungesa e vullnetit politik të kryetarit aktual Beçiq për të inicuar mekanizma kushtetues për zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin gjyqësor”.

  • 1

    Radio