Sociale Më shumë

Donacionet për luftën ndaj sëmundjes: Për pesë ditë janë mbledhur mbi 2 milionë euro

Prej tvteuta15:02, 24 Mars 2020

Nga Trupi koordinues nacional i Malit të Zi për luftën kundër sëmundjes së koronavirusit, njoftojnë se prej hapjes së llogarisë rrjedhëse më 19 mars e deri ditën e sotme, në këtë llogari janë derdhur mbi 2 milionë euro donacione nga subjekte dhe individë të ndryshëm. Numri i përgjithshëm i donacioneve deri tani është 483, dhe nga Trupi koordinues kanë shprehur falenderimet e tyre për të gjithë donatorët, ata që kanë ndihmuar me të holla por edhe ata që për këtë kanë vendosur në dispozicion objektet e veta.

  • 1

    Radio