Sociale Më shumë

Donacion me vlerë për fëmijët e kopshtit “Arushi Pu”

Prej tvteuta4 September 2017

Kopshti privat “Arushi Pu” pas 10 viteve që nga themelimi i vet fiton donacionin e parë. Disa nga rekuizitat të cilat kanë munguar në kopsht, nga ky vit shkollor mund të përdorën nga më të vegjlit. Drejtoresha Lindita Lika, e falenderon firmën “Mega Stil” nga Podgorica që fëmijëve të këtij institucioni arsimor i siguroj kushte të reja për arsimim, dhe shton që pjesëmarrja e tyre në natyrë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve.