Sociale Më shumë

Donacion i librave gjerman për bibliotekën e qytetit

Prej tvteuta15:31, 19 Mars 2016

Javën e kaluar në Bibliotekën e Ulqinit mbërriti një donacion i librave në gjuhën gjermane, të dhuruara nga  një radiotelevizion i madh rajonal në Gjermaninë jugore. Ky donacion u realizua falë angazhimit të udhëheqëses ës bibliotekës Ardita Rama, mësimdhënësit të gjuhës gjermane Kurt Shlegel, koordinatorit për shkolla Armin Shur, dhe nënkryetares së Ulqinit Zenepe Lika.

Disa libra do të vendosen në shkollën fillore “Marshali Tito” dhe në gjimnazin “Vëllazërim-bashkim” dhe do t’i shërbejnë nxënësve dhe mësimdhënësve si literaturë shtesë për mësimin e gjuhës gjermane, ndërsa pjesa më e madhe do të qëndrojë në Bibliotekën e Qytetit, ku ka filluar regjistrimi i tyre, në mënyrë që sa më parë të jenë në dispozicion të lexuesve.

  • 1

    Radio