Sporti Më shumë

Donacion i konsiderueshëm për “Otrant Olimpik”

Prej tvteuta16:39, 3 Dhjetor 2016

Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” që nga themelimi ka korrurr sukses dhe ka luftuar për vendin që meriton. Nga Liga e tretë klasifikohet në Ligën e dytë të Malit të Zi. Gjatë rrugëtimit të tyre kanë hasur në vështirësitë e ndryshme, veçanërisht financiare.

Falë donacioneve të shumta arrijnë t’ia dalin. Ndihma e fundit e cila u ofrua këtij klub është ajo e bashkëvendasit Ilir Pali i cili është i rritur në Australi, por që kohës së fundit gjindet në Europë, gjegjësisht në Poloni ku dhe luan në Ligën e parë. Ai shprehu dëshirën që klubit të Ulqinit ti gjindet pranë si me mbështetjen morale dhe me këshillat e tija, por dhe me atë financiare e cila u nevojitet shumë.

Për sasinë e të hollave nuk dëshiroj të fliste, por për televizionin Teuta tha që ka ndjekur nga larg futbollistët e “Otrant Olimpik” dhe është i lumtur që në Ulqin ka talentë dhe sportistë kaq të mirë. Gjithashtu u këshilloj që të punojnë shumë, se vetëm me punë do të mund të vazhdojnë rrugën e suksesit.

 

  • 1

    Radio