Kulturë Më shumë

Dokumentari “Sutormani 1991” mbushi Kino sallën në Katërkollë

Prej tvteuta10:10, 10 Gusht 2019

Në ambientet e Kino sallës në Katërkollë, u shfaq premiera e filmit dokumentar “Sutormani 1991” të autorit Hajredin Zeneli. Në sallën e mbushur përplot, si me vendas ashtu edhe me të ardhur nga diaspora, u përkujtuan për të disatën herë ngjarjet e hidhura të asaj kohe, por që fatmirësisht falë guximit të personave të ndryshëm, e sidomos vetë familjarëve, përfunduan pa fatkeqësinë e planifikuar nga udhëheqësia ushtarake. Përpara shfaqjes së filmit folën persona që vetë në atë kohë ishin rezervistë ushtarak në Sutorman, ose kishin atje dike prej familjes, si Haxhi Sulejmani apo Ethem Mehani, të cilët me të pranshmit ndanë disa nga momentet më të veçanta të asaj periudhe. Për idenë dhe vetë realizimin e filmit folën Hajredin Kovaçi nga OJQ Studenti, si dhe vetë autori i filmit Hajredin Zeneli.

  • 1

    Radio