Aktuale Më shumë

“Do të vijë 19 gushti, do të bien të gjitha maskat”

Prej tvteuta09:19, 8 Gusht 2022

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë, Vlladimir Jokoviq, tha se mezi presin 19 gushtin dhe votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Ai theksoi se atë ditë do të bien maskat dhe se SNP është e kënaqur sepse i ka përmbushur qëllimet. Ai në programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Mali i Zi” tha se SNP nuk ka marrë ofertën e Frontit Demokratik për të rivendosur marrëdhëniet e shumicës parlamentare nga 30 gushti.

Ai thekson se problemi kryesor është se disa subjekte politike marrin vendime nga urrejtja.

SNP nuk ka marrë asnjë ftesë për të rivendosur marrëdhëniet e mazhorancës parlamentare që prej datës 30 gusht, u shpreh Jokoviq.

  • 1

    Radio