Aktuale Më shumë

Do të rishikojmë vijën kufitare me Malin e Zi

Prej tvteuta10:14, 23 Qershor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se do të formohet një komision i përbashkët me Malin e Zi, për rishikimin e vijës kufitare midis dy vendeve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti bëri me dije se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka shprehur gatishmërinë e tij në lidhje me këtë çështje. “Për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta, sa kam njohuri edhe ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim.

Me rëndësi për ne është presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për këtë çështje. Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë, atje kemi një qeveri të re, pala e Kosovës e di se ka pasur shumë hezitime që të hyhet në rishikim në periudhën 2015-2016, atëherë kur pala malazeze ishte e gatshme.

Ndërsa, subjekti të cilin unë e udhëheq gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruar”, theksoi kreu i qeverisë së Kosovës. Më 21 mars të vitit 2018, u nënshkrua ratifikimi marrëveshjes për demarkacion midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti, asokohe në opozitë, u shpreh kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, duke thënë se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë tokë.

  • 1

    Radio