Aktuale Më shumë

Do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike

Prej tvteuta14:30, 3 Tetor 2023

Qeveria në seancën e sotme me propozim të Ministrisë së Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit miratoi Projektligjin për menaxhimin e mbeturinave.

“Ky është ligji më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Zbatimi i këtij ligji mund të ndryshojë pozitivisht në mënyrë të përhershme fytyrën ekologjike të Malit të Zi. Një risi e rëndësishme e paraparë me ligj është ndalimi i përdorimit të qeseve të lehta plastike për bartje, me trashësi prej 15 deri në 50 mikron, në pikën e shitjes së mallrave apo produkteve”, tha ministrja Novakoviq Gjuroviq.

Ndalimi i lartpërmendur, siç ka bërë të ditur ajo, do të zbatohet gjashtë muaj nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave.

“Do të formohet një inspektim në nivel shtetëror, detyra kryesore e të cilit do të jetë kontrolli i zbatimit të planeve lokale të menaxhimit të mbetjeve komunale. Arsyet për këtë zgjidhje ligjore janë në radhë të parë joefikasiteti i mbikëqyrjes së inspektimit komunal dhe policisëkomunale” njoftoi ministrja e Ekologjisë.

Ministrja e Ekologjisë përmendi Programin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit si pikën e tretë kyçe të ndryshimeve të propozuara.

Përgjegjësia e zgjeruar do të thotë që importuesit dhe prodhuesit në Mal të Zi kanë përgjegjësinë e përgjithshme organizative dhe financiare për asgjësimin e produkteve të përmendura kur ato bëhen mbetje.

“Unë pres që të gjitha institucionet, si lokale ashtu edhe shtetërore, të përfshira në zbatim, të kryejnë me përgjegjësi punën brenda juridiksionit të tyre”, përfundoi Novakoviq Gjuroviq.

  • 1

    Radio