Aktuale Më shumë

Do të ketë vend për 3394 stduentë të vitit të parë

Prej tvteuta12:34, 18 Qershor 2022

Në Universitetin e Malit të Zi (UMZ) në vitin akademik 2022/23 do të ketë vend për 3,394 studentë të vitit të parë të cilët do të financohen nga buxheti. “Në seancën e mbajtur elektronike, Bordi Drejtues i Universitetit të Malit të Zi ka miratuar vendimin për përcaktimin e propozimit të numrit të studentëve për regjistrim në vitin e parë të studimeve universitare për vitin akademik 2022/23, i cili parasheh 3 mijë e 394 vende, me buxhet”, u tha nga UMZ.
Kryetarja e Bordit Rajka Gllushica tha se vendimi është miratuar me propozim të Senatit të Universitetit dhe me mendimin e Qendrës për Përmirësimin e Cilësisë në këtë Universitet, kurse vendimin përfundimtar do ta marrë Qeveria e Malit të Zi, e pastaj do të shpallet konkursi për regjistrim.
Numri i vendeve për regjistrim në vitin e parë në Universitetin e Malit të Zi është në përputhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit që përcakton numrin maksimal të studentëve për regjistrim që financohen nga buxheti, si dhe në përputhje me standardet e cilësisë së procesit mësimorë.

  • 1

    Radio