Aktuale Më shumë

Do të jem në çdo lëvizje që do të kontribuojë në zhvillimin e Malit të Zi

Prej tvteuta18:41, 14 Shkurt 2022

Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se do të jetë në çdo lëvizje që do të kontribuojë në zhvillimin e Malit të Zi. Ai këtë e theksoi  pas hapjes së teleferikut K7 në Kolashin, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a e sheh veten në lëvizjen e re, themelimin e së cilës e kanë paralajmëruar ministrat e Financave dhe Mirëqenies Sociale dhe Zhvillimit Ekonomik, Millojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq.

“Unë e shoh veten në çdo lëvizje që do të kontribuojë në zhvillimin e Malit të Zi, që si sot, të kalojmë nga një vend në tjetrin për një  kohën më të shkurtër, të jemi në dispozicion të çdo qytetari dhe të qëndrojmë në vatrat tona”, tha Krivokapiq, transmeton portali RTMZ. Ai ka thënë se nuk do të jetë deputet i Kuvendit të Malit të Zi, i cili, siç ka deklaruar, është bërë histori e padenjë për qytetarët.

  • 1

    Radio