Slider Më shumë

“Do të intensifikojmë aktivitetet kundër grupeve kriminale”

Prej tvteuta10:08, 23 Qershor 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, vizitoi sot Qendrën e Sigurisë në Tivar, në prag të sezonit turistik dhe theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëjë përpjekje shtesë që policia të jetë edhe më efikase, ndërsa qytetarët dhe turistët të jenë më të kënaqur me punën e saj.

Ministri u takua me kryeshefin dhe zyrtarët policorë, të cilët e njoftuan atë për sfidat me të cilat përballen dhe të gjitha çështjet aktuale që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në komunën e Tivarit.

Mali i Zi ka treguar përkushtim të madh ndaj personave të cilët kanë ardhur nga Ukraina, ka deklaruar dje ministri Axhiq me rastin e hapjes së zyrës të Aleancës Qytetare për ofrimin e ndihmës adekuate në këtë qytet bregdetar.

Ai theksoi se raporti i shtetit ndaj kësaj situate të vështirë është treguesi më i mirë se Mali i Zi i është përkushtuar plotësimit të obligimeve ndërkombëtare si dhe plotësimit të obligimit moral dhe atij njerëzor.

  • 1

    Radio