Aktuale Më shumë

Do të informojnë diplomatët për financat publike

Prej tvteuta13:21, 5 Shtator 2023

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, në fillim të seancës së 64-të të Qeverisë ka paralajmëruar se do të përgatisë informacione për gjendjen reale të financave publike në mënyrë që të parandalohet që rrjetit diplomatik në Mal të Zi t’i shpërndahen informacione të gabuara.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se Qeveria e 43-të ka shumën më të vogël të borxhit në Mal të Zi që nga pavarësia dhe se 190 milionë euro janë aktualisht në arkën e shtetit.

Abazoviq tha se kemi 190 milionë euro në arkën e shtetit dhe vlerësoi punën e Drejtorisë së të hyrave dhe doganave.

Sezoni turistik në Mal të Zi, shtoi Abazoviq, ishte një faktor kyç, së bashku me efektet ekonomike.

“Presim edhe një postsezon të mirë dhe mendojmë se ky sezon do të jetë rekord. I kuptoj spinët, janë të natyrës politike, synimi është që vendi të marrë shumë borxhe, por theksoj që qeveria e 43-të ka shumën më të vogël të borxhit në Mal të Zi që nga pavarësia, dhe këto janë çështje faktike “Ne nuk kemi pasur borxh publik në nivelin 50 për qind në 15 vitet e fundit”, tha kryeministri.

Ai iu referua rënies së numrit të pasagjerëve në trafikun ajror:

“Kemi 14 për qind më pak trafik në krahasim me vitin 2019, por kemi humbur tregun e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës. Mendoj se duhet ta zgjidhim çështjen e aeroportit dhe të gjithë infrastrukturës”, tha Abazoviq në seancën e 64-të të Qeverisë.

  • 1

    Radio