Rajoni/Bota Më shumë

Dje në Afrikë, sot humbi jetën në Rusi

Prej tvteuta21:07, 23 Gusht 2023

Shefi i Wagner-it Yevgeny Prigozhin u shfaq dje në komunikimin e tij të parë përmes një video që nga rebelimi i tij i dështuar në Rusi.

Nga pamjet kuptohej se ai ndodhej në Afrikë, ndërsa sot humbi jetën nga një aksident me avion në Rusi.

Videoja e postuar në kanalet Telegram të lidhura me grupin mercenar Wagner tregonin Prigozhin me pajisje luftarake, duke thënë se grupi po e bën Afrikën “më të lirë”.

Wagner besohet se ka mijëra luftëtarë në kontinent, ku ka interesa biznesi fitimprurës.

Prigozhin, 7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë humbën jetën.

Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.

  • 1

    Radio