Kulturë Më shumë

Dizajnerja Nora Basha mori pjesë në BAFE

Prej tvteuta09:38, 9 Shkurt 2018

Balkan Art Fashion Event (BAFE) është ngjarje kulturore e cila ka të bëj me modën dhe organizohet për të pestin vit me radhë në Beograd. Në këtë ngjarje marrin pjesë dizajner të modës nga i gjithë ballkani, ato të cilët janë në fillim të krijimtarisë së vet por dhe tjerët, ato të cilët janë emër i spikatur në këtë veprimtari. Për të qenë pjesë e kësaj ngjarje duhet të aplikohet me skica të veshjeve, fotografi dhe biografi të kreatorit. Për herë të parë në këtë aktivitet mori pjesë dizajnerja nga Ulqini Nora Basha e cila në bashkëpunim me kolegen e saj nga Kosova publikut në Beograd i prezantuan kolekcionin prej dhjetë veshjeve të titulluar “The balance”, që do të thotë balancimin e fuqishëm të femrës me karakterin e saj.

  • 1

    Radio