“Ditë pazari në Kriporen e Ulqinit”
Prej tvteuta6 September 2022

I dyti me radhë, Bird Salt People:FEST, kushtuar Parkut të Krypores në Ulqin, po mbahet nga 26 gushti deri më 16 shtator 2022. Organizuar nga Shoqata MSJA-Dr. Martin Schneider-Jacoby Ashtu si vitin e parë, edhe sivjet Festivali ka për qëllim promovimin e zonave të mbrojtura me fokus në Parkun Natyror të Kryporës në Ulqin. Në kuadër të këtij festivali do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për promovimin e Kripores së Ulqinit, ekologjisë, kulturës dhe zakoneve. Ditën e shtunë ekipi ynë përcolli edhe aktivitetin e radhës që ishte në agjendën e kësaj shoqate, “Ditën e tregut në Kriporën e Ulqinit” me mbi 20 ekspozues të produkteve të ndryshme të mrekullueshme, shijeve tradicionale dhe punimeve me imagjinatë. Për këtë organizim na foli Drejtoresha ekzekutive e shoqatës,Zenepa Lika duke thënë se kësi lloj organizimesh i duhen Ulqinit, jo vetem për të vetëditësuar vendasit por edhe për të ju ofruar vendasve mundësinë e promovimit të produktëve të veta. Në këto tryeza që i vizituam kishte, produkte ushqimore vendase, pemë nga fshatet për rreth, por nuk munguan edhe punimet e ndryshme nga druri i ullirit. Diçka më ndryshe që vërejtëm ishte një bashkëvendas i cili shiste paisje peshkimi por çka na ra në sy ishte koshi i parangallave, një mjet i cili lehtëson peshkimin, Ulqinakët e dinë më mirë, kurse ato që ishin kurioz jua shpjegoi Safet Kollari. Një përshkrim të vetin mbi këtë organizim dhe sa janë të nevojshëm organizimet e tilla, e dha edhe Xhemal Peroviq. Ai tha se Ulqini është vendi ideal për të promovuar produktet e veta, duke marrë parasysh se vizitohet nga turistë të shumtë.