Kulturë Më shumë

Dita ndërkombëtare e përsonave me aftësi të kufizuara, SH.F. “Marshall Tito” program kulturor

Prej tvteuta18:26, 6 Dhjetor 2022

Shkolla fillore “Marshall Tito” në datën 3 dhjetor hapi dyert e veta për nxënës, prindër, e përsonalitete të fushava të ndryshme për ti’u dëshmuar se kjo shkollë nuk bën dallime, as në gjendje ekonomike të nxënësve e as në ato me nevoja të veçanta.
Është organizim i cili mbahet për të 3 vit me radhë ku nepërmjet këngëve, vargjeve dhe valleve barazohen e marrin pjesë të gjithë.
Kjo datë shënon ditën ndërkombëtare të përsonave me aftësi të kufizuara.
Siç ishte edhe e udhës kjo shfaqe u hap me fjalën e drejtoreshës Medina Çoba Zhygjeli.

Në këtë organizim të pranishëm ishin ministrat e zhvillimit të ekonomise dhe turizmit Goran Gjuroviq, Armend Milla dhe sekretari i shtetit për arsim Zejnel Klimenta, ku e vlerësuan si organizim me vend.

Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuara në këtë rast të fëmijëve. Nxenesit ndër vargjet e tyre iu treguan shokëve që nuk bëjnë dallime, këtë e shohim edhe në programin në tërësi që e sjellim në vazhdim.

Detaji që na preku të gjithëve ishte pjesa ku klasa e 6-5 shprehen mërzitjen e tyre dhe mungesën që kanë për shokun e tyre të klasës Xhenis Maniqin.

  • 1

    Radio