DITA E ROMEVE: GENERATAT E REJA TE GATSHME PER VENDIMMARRJE
Prej tvteuta13:30, 9 Prill 2019
Sot ne Kuvendin e Malit te Zi eshte mbajtur Tribune e hapur me rastin e Dites se Romeve. Ne kete tribune moren pjese perfaqesues te Kuvendit, Qeverise, Korit diplomati, Organizatat nderkombetare dhe perfaqesues te popullates rome. Drejtori I OJQ “Romet e rinj” Samir Jaha, tha se aktualisht ne Mal te Zi ekziston gjenerata e re e romeve te cilet jane te aftesuar qe se bashku me te tjeret ne menyre te barabarte, te ndikoje ne procese dhe ne vendimmarrje per te miren e krejt shoqerise. Edhe Ambasadori I Unionit Evropian ne Mal te Zi Aivo Orav, tha se edhe perkunder arritjeve te caktuara sidomos ne shendetesi dhe banim, romet vazhdojne te kene mundesi te kufizuara ne sfera te ndryshme te jetes. “Ligji zgjedhore u mundeson disa pakicave census me te ulet, por kjo nuk ka te beje me romet, prandaj I ftojme organet vendore qe te gjejne zgjidhjen e duhur dhe tu mundesojne romeve perfaqesimin local dhe shteterore, theksoi Orav.
Edhe nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu, tha se avancimi I te drejtave te rome eshte nje fushe e gjere dhe e rendesishme. “Si prioritet mund te merren fushat sic eshte arsimi, banimi, punesimi, mbrojtja shendetesore, mbrojtja familjare dhe sociale, statusi juridik, kultura, identiteti dhe informimi”, theksoi Nimanbegu. Sipas tij, ka edhe shume pune per te bere ne planin e permiresimit te statusit te Romeve ne Mal te Zi, te bazuar ne veprimin e perbashket.
Gjate ketij takimi pervec fjaleve hyrese, eshte bere edhe simulimi I debates parlamentare, ne te cilen 25 student te popullatave te ndryshme, perfshire edhe ate rome, kane diskutuar mbi pjesmarrjen politike te populates rome.