Rajoni/Bota Më shumë

Dita e Pavarsisë në Vlorë, marrin pjesë përfaqsësues të shqiptarëve nga i gjithë rajoni

Prej tvteuta15:34, 29 Nëntor 2017

Në qytetin e Vlorës dje janë mbajtur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ceremoni, marrnin pjesë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Pasi vendosen kurora ne varrin e Ismail Qemalit,  në ambientet e Shtëpisë së Flamurit u prezantua edhe logo zyrtare e vitit mbarëkombetar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. “Ne shqiptarët jemi krenar për këtë figure historike, simbol i bashkimit tonë në luftërat për liri, e mbi të gjitha simbol i rëndësishëm i lidhjes historike të Shqipërisë me Europën dhe mbarë botën”, tha presidenti Meta.

“Jemi një komb me dy shtete sovrane. Të dy shtetet tona kanë një ëndërr, një qëllim, integrimin e plote në institucionet euro-atlantike”, tha Thaçi. “Le t’ja dalim së bashku që duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi… të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, të konsolidimit të shtetit ligjor, të sigurisë, të reformave transformuese në një rrugëtim Europian”, tha kryeministri Rama. Gjatë vitit 2018, i cili perkon dhe me 550 vjetorin e vdekjes se heroit tone kombëtar, Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves, kane parashikuar nje sere aktivitetesh kulturore dhe historike, qe lidhen me figuren e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

  • 1

    Radio