Sociale

Sociale Më shumë

Dita e MPB-s: Ligjëratë për pasojat nga përdorimi i drogave

Prej tvteuta29 September 2017

Në prag të Ditës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, e cila festohet më 2 tetor, në shkollat fillore dhe të mesme të Ulqinit, anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamenti i Luftës kundër Drogave mbajtën ligjërata me temën “Lufta kundër drogave”. Nxënësve të klasës së tretë të shkollës së mesme  “Vëllazërim – Bashkimi” përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme u folën për efektet që droga mund të ketë në shëndetin e tyre,  si bëhet shpërndarja e saj dhe si të dallojnë personat nën ndikimin e drogave. Nga Dega e sigurisë së Ulqinit thonë se do të vazhdojnë të mbajnë leksione për drogat edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim informimin e adoleshentëve rreth këtij fenomeni tejet negativ të shekullit 21.