Aktuale Më shumë

Dita e Kryqit të Kuq në Mal të Zi. Nëxnësit ekspozuan punimet për rëndësinë e punës humanitare

Prej tvteuta18:39, 29 Nëntor 2022

Me rastin e Ditës së Kryqit të Kuq të Malit të Zi, në ambientet e organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Ulqin, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për veprat më të bukura dhe më të mira artistike dhe letrare, me temën “Njerëzimi dhe mirësia janë detyrat e para njerëzore”.

Veprat, letrare dhe artistike, treguan se fëmijët dinë më së miri të njohin humanizmin dhe emocionet sublime, të cilat i shfaqën edhe me veprat e tyre. Ndër punimet e shumta të dorëzuara, u shpërblyen veprat e nxënësve të shkollave fillore “Boshko Strugar” dhe “Marshal Tito”, e në mesin e tyre ishin Rialda Karagjuzoviq, Sibora Kolari, Sara Haliloviq, Matea Miroviq, Angelina Smiljiq dhe Hesa ​​Gorana. Me veprat e tyre artistike u dalluan edhe Armin Peku, Helena Gjakonoviq, Elena Dashiq, Una Purlija, Natalija Vujosheviq dhe Albina Kovaçeviq.

Nxënësit u pritën në Kryqin e Kuq me emocione të mëdha, pasi siç thanë ata janë të lumtur se si fëmijët i njohin më së miri vlerat më të larta njerëzore, por edhe rëndësinë e Kryqit të Kuq. Në këtë ditë, 147 vjet më parë në vitin 1875, u themelua Organizata e Kryqit të Kuq të Malit të Zi, si e para në Ballkan dhe e njëzet e dyta në botë. Kjo e bën Malin e Zi një nga vendet e para në botë që i është bashkuar kësaj organizate ndërkombëtare humanitare. Rëndësia e tij që atëherë e deri më sot është rritur dhe ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi.

  • 1

    Radio