Sociale Më shumë

Dita e Evropës shënohet në Ulqin

Prej tvteuta8 May 2017

Me rastin e 9 majit  Ditës së Evropës , Ministria e punëve evropiana në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit , Delegacionin e BE-së në Podgoricë dhe OJQ Lëvizja evropiane, organizon një sërë aktivitetesh kulturoro-artistike  në Ulqin. Manifestimi fillon në ora 9.30  me takimin e ministrit të punëve evropiane Aleksandër Pejoviq me krytarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, dhe vazhdon me debatën e hapur në sallën e Kuvendit Komunal në orën 10.30. Në debatë , përveç kryetarit Cungu dhe ministrit Pejoviq, do të flasin edhe përfaqsuesi i Delegacionit evropian Andre Lis dhe kryetari i Lëvitjes evropiane në Mal të Zi Momçillo Radulloviq. Manifestimi vazhdon në galerinë e Qendrës për kulturë ku do të organizohet edhe program kulturoro-artistik në orën 12.00 si dhe konkurs i punimeve të artit figurativ të nxënësve të shkollave fillore. Gjithashtu ministri Pejoviq dhe të ftuarit e tjerë do të vizitojnë edhe kompaninë e sukseshme nga Ulqini Euroflex.