Dita e Evropës shënohet në Ulqin

Prej tvteuta9 May 2017

9 maji, i cili simbolikisht përkujtohet si Dita e Evropës, sot u shënua në qytetin tonë. Ministria e punëve evropiane në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit , Delegacionin e BE-së në Podgoricë dhe OJQ Lëvizja evropiane, organizuan një sërë aktivitetesh në Ulqin. Ministri i punëve evropiane Aleksandër Pejoviq me bashkëpuntorët e tij fillmisht u pritën në kabinet nga kryetari i Komunës Nazif Cungu, kurse më vonë në sallën e Kuvendit Komunal u organizua edhe një debatë në lidhje me integrimet europiane. Debatën e hapën me fjalë përshëndetëse kryetari Cungu, ministri Pejoviq, përfaqësuesi i delegecionit evropian në Mal të Zi Andre Lis, dhe përfaqsuesi i OJQ Lëvizja evropiane Momçillo Radulloviq. Më pas ato u përgjigjen edhe në pyetjet e të pranishmëve. Në galerinë e Qendrës për kulturë u organizua edhe një shfaqje kulutroro-artisitke , kurse nxënësit e shkollave fillore konkuruan edhe me vizatimet e tyre mbi temën e Malit të Zi në Europë.