Aktuale Më shumë

Dita botërore e autizmit, data 2 prill Qendrën ditore “Sirena” dhe kopshtin “Arushi pu” i gjeti të bashkuar

Prej tvteuta09:07, 2 Prill 2022

Data 2 prill shënon ditën ndërkombëtare të fëmijëve të prekur nga autizmi, ditë e veçant ashtu siç janë edhe vetë këto fëmijë.
Vit pas viti Ulqini nuk e harron këtë datë , ta themi këtu në aspektin e mirë të fjalës edhe pse një pjesë e mirë e kësaj shoqërie nuk e cilëson si të tillë.
Edhe pse Ulqini , nuk ka kushtet e përshtatshme për këto fëmije dhe të ardhmen e tyre dhe jo vetëm, disa dhe mundohen ti veçojne t’iu japin përparesi, ashtu po bën edhe Qendra ditore “Sirena” thote drejtoresha e ketij institucioni Salije Meqikukiq.

Kjo date , Qendrën ditore “Sirena” dhe kopshtin “Arushi pu” i gjeti të bashkuar në harmoni sëbashku me animatorët e udhëhequr nga Bashkim Alaj por edhe nxënësit e Shkollës së Muzikes.

Edhe drejtoresha e kopshtit  “Arushi pu” dha pikëpamjen e saj për këtë ditë dhe tregoj se duhet veçuar.

Po t’ia hedhësh këtij staf një vështrim të shkurtër mund të shohësh shumë përkushtim dhe dashuri që japin . e as në kētë ditë nuk harruan ta bëjnë këtë gjest duke filluar nga drejtoresha e deri tek edukatorët.

  • 1

    Radio