Sporti Më shumë

Distria i afrohet pozitës së parë në ranglistën botërore

Prej tvteuta20:43, 6 Shkurt 2023

Distria Krasniqi i është afruar shumë pozitës së parë në ranglistën botërore të kategorisë deri 52 kg në xhudo. Me të artën në Grand Slamin e Parisit, Distria fitoi 1000 pikë në ranglistë. Mbetet e dyta, por tani i ka 6520 pikë.

Në vendin e parë është hungarezja Reka Pupp me 6531 pikë, pra vetëm 11 më shumë se Distria. Para Garës në Paris, e para ishte britanikja Chelsie Giles. Ajo nuk mori pjesë në Grand Slam dhe ka rënë në vendin e tretë me 6430 pikë.

Krasniqi nuk doli e para për faktin se Pupp shkoi deri në finale. Kështu hungarejza mori 700 pikë dhe kaloi në vendin e parë prej të tretit. Distria në vitin 2021 ishte e para në ranglistë në kategorinë deri 48 kg. Por pas Lojërave të Tokios, ku fitoi të artën, kaloi në kategorinë deri 52 kg. Dhe për një periudhë jo shumë të gjatë i është afruar pozitës së parë edhe në këtë kategori.

  • 1

    Radio