Politikë Më shumë

DISKUTIMI PUBLIK DERI MË 21 SHTATOR

Prej tvteuta10:34, 8 Shtator 2015

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka nxjerrë vendimin me të cilin shtyhet afati I diskutimit publik i Propozimplanit strategjik të zhvillimit të komunës 2015-2020 deri më 21 shtator.
Siç thuhet, vendimi është marrë mbi bazat e kërkesave të qytetarëve dhe të sektorit civil.
Administrata vendore edhe një herë fton qytetarët, përfaqësuesit e bashkësive lokale, organizatave joqeveritare, organeve, shërbimeve publike dhe institucioneve profesionale që të kyçen në proces të shqyrtimit publik dhe të japin kontributin e tyre. Sepse,javën e kaluar u organizua shqyrtimi kryesor public,por shumica e qytetarëve të pranishëm, heshten ose e braktisen atë.

  • 1

    Radio