Disa ditë pas vizitës së parë në Shqipëri, Presidenti i Azerbajxhanit miraton hapjen e ambasadës në Tiranë
Prej tvteuta22:35, 26 Nëntor 2022
“Sot Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit ka nxjerrë Dekretin për sigurimin e veprimtarisë së Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë”. Më 15 nëntor ishte hera e parë që Aliev erdhi në Shqipëri, aty ku u mirëprit nga Presidenti Begaj, një takim i cili shënon një një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.
Me anë të një postimi në Facebook, Anar Hysenov tregoi se është nxjerrë dekreti në lidhje me sigurinë e veprimtarisë së Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri.