Aktuale Më shumë

Disa banka ruse përjashtohen nga SWIFT

Prej tvteuta12:14, 27 Shkurt 2022

Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar deklaruan të shtunën se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike. Disa aleatë të Europës kanë shprehur shqetësimin se shkëputja e bankave ruse nga sistemi i transaksioneve financiare globale do të sillte pasoja ekonomike edhe për vednet perendimore.

“Kjo do të garantojë shkëputjen e këtyre bankave nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe do të ulë mundësitë e tyre për të kryer aktivitete në mbarë botën”. “Së dyti, ne angazhohemi në vendosjen e masave kufizuese që do të parandalojnë Bankën Qendrore ruse që të përdorë rezervat e saj ndërkombëtare në forma që cenon impaktin e sanksioneve tona”, thuhej më tej në deklaratë.

Sistemi SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në të gjithë botën.

  • 1

    Radio