Diplomatët amerikanë protestojnë kundër urdhërit të Trump për myslimanët
Prej tvteuta1 February 2017
Afro 900 diplomatë amerikan në gjithë botën po protestojnë kundër ndalesës së përkohshme të presidentit, Donald Trump, për refugjatët dhe vizitorët nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Si shenjë mospajtimi urdhërin ekzekutiv të presidentit të paraqitur javën e kaluar, zyrtarët thanë mbrëmë se po qarkullon një memorandum në departament, ku të punësuarit mund ta shprehin kundërshtimin e tyre ndaj politikave zyrtare.
Një ditë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shkarkuar një zyrtare të lartë të Departamentit të drejtësisë, për refuzimin që ta mbrojë urdhrin në gjykatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, u ka tërhequr vërejtjen diplomatëve të karrierës se “kjo është për sigurinë e Amerikës” dhe se ata “ose duhet të pajtohen me program ose mund të shkojnë”.
/ww.telegrafi.com/