Diplomacia shqiptare tenton të bashkojë shqiptarët në Mal të Zi
Prej tvteuta16:58, 20 Shkurt 2020
Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj, gjatë takimit zyrtar në Kosovë foli edhe për bashkimin e subjekteve shqiptare në Luginën e Preshevës dhe se një synim i tillë ekziston edhe për subjektet shqiptare në Mal të Zi. Për këtë iniciativë ka shprehur mbështetjen e vet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Për bashkimin e subjekteve shqiptare në Mal të Zi ka pasur iniciativa edhe në të kaluarën, në njërën prej të cilave ishte i kyçur edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, por që nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar.