Sociale Më shumë

Dimitrov Popoviq: Ka filluar shpërndarja e librave nëpër shkolla

Prej tvteuta16:54, 20 Gusht 2021

Enti I teksteve dhe mjeteve mësimore i ministrisë së arsimit të Malit të Zi ka disa vite që është prezentë në panairet e librave, kryesisht në Ulqin, Tuz dhe Tiranë duke I ofruar lexuesit dhe nxënësit tekste të ndryshme shkollore. Këtë vit në Panairin e dytë të librit që u mbajt në Komunën e Tuzit ata nuk I ekpozuan tekstet mësimore të cilat u dedikohen nxënësve prej klasës së parë deri te klasa e nëntë të  shkollave fillore, pasiqë ato nga ky vit janë falas, deklaroi për TV Teuta Dimitri Popoviq, redaktor I botimeve ne gjuhën shqipe.

Popoviq tha se librat janë përgatitur të gjithë dhe se Enti I teksteve dhe I mjeteve mësimore ka filluar me shpërndarjen e librave nëpër shkolla, sipas numrit të nxënësve që janë.

“Në vazhdën e librave për letersinë në gjuhën shqipe, sivjet kemi një libër të ri të letersisë për klasën e parë, si dhe librin e mësuesit, autorët e të cilit janë Arlinda Sukaliq dhe Ali Gjeçbritaj”, theksoi Popoviq, duke I falenderuar edhe të gjithë mësimdhënësit që kontribuan në krijimin e librave të rinj nga klasa e parë deri të klasa e nëntë.

Ai në veçanti falenderoi Haxhi Shabanin për kontributin e dhënë për krijimin e dy librave të mësuesit, të cilët nuk do të jenë vetëm në formë të shtypur, por do të gjenden online dhe mësuesit mund ti shfrytëzojnë përmes internetit. 

Popoviq përfundoi se këtë vit do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë, në mënyrë që të çohet arsimi edhe më përpara, kurse nxënësit të fitojnë dije më të qëndrueshme, duke shprehur besimin që shkollat me mësim në gjuhën shqipe këto çështje do ti orientojnë mirë.

Ilmira Lika

  • 1

    Radio