Aktuale Më shumë

Digjet shtëpia në Mal të Bardhë

Prej tvteuta14:35, 9 Shkurt 2022

Familjes 20 anëtarëshe të Ramadan Nezaj, të cilët banojnë në Mal të Bardhë i është djegur një pjesë e shtëpisë. Sipas bashkëshortes së tij, Qamiles deri tek kjo fatkeqësi ka ardhur në orët e vona pas mesnatës dhe shkak ka qenë stufa e drurit. Dhoma e cila është djegur nuk është më në kushte banimi. Për fat të mirë asnjë nga familjarët nuk është lënduar.

Kjo familje jeton me ndihmë sociale prej 350 euro në muaj, por kjo vlerë nuk është e mjafuteshme për të përballuar jetesën.

Të gjithë ata të cilët kanë mundësi që t’i ndihmojnë dhe tu lehtësojnë sado pak gjendjen e vështirë mund ta bëjnë këtë gjë edhe përmes llogarisë rrjedhëse   në CKB banka në emër të Ramadan Nezaj : 510-1190981-92.


  • 1

    Radio