Sociale Më shumë

Digjet nënkulmi i shtëpisë së Pero Daboviq

Prej tvteuta30 November 2016

Sot rreth orës 11.00 në afërsi të objektit Gragja Komerc, ra zjarr në shtëpinë e qytetarit Pero Daboviq. Me intervenim të shpejtë të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit  zjarri u vu nën kontroll dhe u evitua përhapja në pjesët e tjera të shtëpisë.  Në momentin që plasi zjarri në shtëpi nuk ndodhej askush, kurse mobiljet u dogjën të gjitha. Arsyet e zjarrit deri tani janë të panjohura.