Digjen rreth 1000 rrënjë ullinj,50 shtëpi janë rrezikuar nga stuhia e zjarrit në zonën e Mërkotit

Prej tvteuta21:04, 12 Gusht 2021

Zjarri që ka shpërthyer  rreth orës 13:30  në zonën e Mërkotit pas një lufte disa orësh sipas informacioneve të fundit është vënë nën kontrolle kështu për Bar Info ka deklaruar  kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Tivar Darko Vidakoviq

Stuhia e zjarrit ka përfshi një hapësire të madhe ,zonë kjo shumë atraktive, mendohet se janë djegur gjer më tani rreth 1000 rrënjë ullinj.

Për shuarjen a zjarrit janë angazhuar të gjitha shërbimet, përveç zjarrfikësve nga Tivari, ne ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga Ulqini me dy autocisterna. Është mobilizuar edhe ushtria, banorët e vendit ,ndërsa në orët e vona është angazhuar edhe një helikopter .

Në vendngjarje ishte edhe kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Saubih Mehmeti i cili u shpreh se është një gjendje tejet e rëndë, edhe pse është arritur të lokalizohet zjarri. Ky aks rrugor kontrollohet nga policia e cila automjetet i drejton në rrugën dytësore.

Sipas informacioneve që ka televizioni Teuta zjarrfikësit do të jenë në detyrë gjatë gjithë natës, dhe dëmi do të përcaktohet më vonë. Që nga fillimi i luftës kundër zjarrit, kryetari i Komunës së Tivarit , Dushan Raiçeviq ishte në vend ngjarje.

H.Nelaj

  • 1

    Radio