Dierkes: Partitë e ekstremit të djathtë nuk mund të rrezikojnë multikulturalizimin
Prej tvteuta16:37, 8 Dhjetor 2018
Drejtori i fondacionit Konrad Adenauer, Norbert Beckman Dirkes, i cili ishte edhe financuesi i konferencës tre ditore mbi multikulturalizimin që u mbajt në Ulqin, tha për TV Teuta , se pjesa më e rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë është kultura, nëpëmjet së cilës mund të vizualizohen tendencat e shoqërisë për të ardhmen, çka edhe i shtyu ata për të financuar këtë konferencë.
Dirkes mohoi që popullariteti në rritje i lëvzijeve të ekstremit të djathtë në Evropë, mund të përbëjë rrezik për multikulturalizmin. “Rrënjët e Bashkimit Evropian në terësi janë në multikulturalizëm, kurse partitë e ekstremit të djathtë përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë. “, tha ndër të tjera Dirkes.