Aktuale Më shumë

Diaspora shqiptare në SHBA: Në zgjedhje të përkrahen subjektet shqiptare

Prej tvteuta15:24, 24 Mars 2022

OPINION MBI ZGJEDHJET NË ULQIN
New York, 18. MARS. 2022
Diaspora shqiptare në SHBA, nga trojet shqiptare në Malin e Zi, si gjithmonë në historinë e egzistencës së Saj, ka qenë e interesuar për vendlindjen e vet. Një shumicë e pjestarëve të diasporës së atyre trojeve nga Komuna e Ulqinit, me vëmendje të veçantë i përcjellin ngjarjet e aktivitetet e ndryshme shoqërore, politike e humanitare të cilat ndodhin në Komunën tonë!
Natyrshëm, diaspora çdoherë u është gëzuar punëve e lajmeve të mira ashtu sikur edhe është mërzitur shumë kur në vendin e origjinës së vet kanë ndodhur dhe ndodhin ngjarje, zhvillime e punë jo edhe aq pozitive e jo të mira për popullin tonë atje. Diaspora shqiptare ne Shba, nga komuna e Ulqinit, ka qenë dhe është në vazhdimësi e përkushtuar dhe e gatshme për ndihmesë në çdo projekt zhvillimor që realizohet në vendin prej nga vjen, pa marr parasysh, sa është kostoja e shpenzimeve dhe pavaresisht kush është inicues i projektit apo ndonjë pune tjetër çfarëdo qoftë ajo por, kuptohet gjithmonë duke pasë parasyshë që ajo çka bëhet të shkojë në të mirë të popullit e bashkëvendasve të saj.
Si një nga antarët e shumtë të diasporës nga Komuna e Ulqinit, poashtu këto ditë, me shumë vëmendje e interesim po ndjek zhvillimet politike në Malin e Zi, e veçanarisht procesin parazgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit, Komunë të cilën e kemi vendlindjen tonë dhe me plot të drejtë e konsiderojmë edhe si qendrën e shqiptarëve në Malin e Zi. Brengosës është fakti, që edhe kësaj here subjektet politike shqiptare në Komunën e Ulqinit,  nuk u dakorduan që të garojnë të bashkuara në zgjedhje lokale të 27 Marsit. Madje, ajo çka është edhe ma e çuditshme, disa prej ktyre subjekteve politike u futën në koalicione me parti qytetare malazeze (URA, SDP, SD) duke u tjetërsuar e transformuar kështu në “mallë të ri”. Këta, madje po tentojnë ta bindin popullin e zgjedhësin e Ulqinit për një “fillim të ri“ thua se kemi të bëjmë me gjoja diçka të re, e të pa parë deri më tani.
Të habit fakti se po imponohen si “mallra të ri“ e me “fillim të ri” pikërisht ata subjekte politike të cilat më parë dhe jo më larg se “dje”, akuzonin partnerët e sotëm (por edhe të djeshëm), për korrupsion e vjedhje, për prishje hotelesh e shkatrrim të turizmit, për mospunë e mosdije, për keqpërdorim e familjarizëm, e akuzë pas akuze nga më të ndryshmet.
Me një fjalë: deri dje- kampion i korrupsionit, e prej sot- partner i koalicionit, me qëllim për të realizuar siç e thojnë ata, “fillimin e ri”! Pra sot, për zgjedhjet lokale në Ulqin janë bashkuar parti qytatare e nacionale, parti me koncepte kozmopolite e parti satelite me pushtet në të gjitha qeveritë, pa parim e pa ide, por me qëllimin e vetëm per ti shfrytëzuar e manipuluar, zgjedhësit e këtij vendi e të kësaj Komune. Është shumë shqetësuese dhe turpëruese për një pjesë bukur të mirë të Diasporës në SHBA nga Komuna e Ulqinit, edhe tendenca në rritje e nëpërkëmbjes dhe nënvlerësimit të gjuhës shqipe në Ulqin. Po vërehet që gjatë organizimit të tubimeve e konventave elektorale, në mes të qytetit të Ulqinit, disa liderë të partive edhe pse po deklarohen ndonëse si ndër hundë se janë shqiptarë, ma për mburrje e kanë të flasin gjuhën malazeze e te pushtetit, se sa gjuhën shqipe.
Prandaj, me të drejtë mund të vlerësohet, se këta zgjedhje kanë për qëllim dhe tendencë, deformimin e votës shqiptare në Komunën e Ulqinit, apo thënë më ndryshe, kanë për qëllim për ta hutuar votuesin e orientuar reth tabanit kombëtar, me synimin final, që në bashkëpunim edhe me qarqet e ndryshme anti shqiptare e filoserbe, të pengojnë sa më shumë, të arriturën historike dhe misionin e shejtë të patriotëve e atdhetarëve të shquar shqiptare por më së shumti edhe të vet banorëve të Ulqinit, që në Ulqin të flitet, të kultivohet e mësohet gjuha
shqipe. Mund të konkludohet poashtu, se mashtrimet e strategjive meskine me koalicione të pa natyrshme e kompromituese, nuk duhet të kalojnë në asnjë mënyrë në shekullin 21, sepse në këtë mënyrë dëmtohen interesat e qytetarëve të Ulqinit dhe ajo çka është më shqetësuese, me këto lloj koalicionesh, cenohet rëndë interesi nacional, ruajtja e identitetit dhe gjuhës shqipe,
tradita e trashëgimia kulturore e shqiptarëve në Komunën e Ulqinit por edhe më gjërë.
Si përfundim, duhet të sensibilizohet votuesi shqiptar i Komunës së Ulqinit dhe Inkurajohet ai, që edhe krahas paknaqësive eventuale ndaj subjekteve politike shqiptare, (pakënaqësi këta
shpeshherë të bazuara dhe të arsyeshme), që në zgjedhjet lokale për Komunën e Ulqinit me 27. mars 2022, të votojnë vetëm partitë nacionale shqiptare, të cilat nuk u bene bisht i partive qytetare, sepse vetëm këta subjekte meritojnë votën Tuaj, dhe kanë të drejtën morale që ta drejtojnë Komunën e Ulqinit dhe ta zhvillojnë e mbrojnë ate, si në aspektin zhvillimor ashtu
edhe atë kombëtar.
Sinqerisht,
Ali Kurti; Vehbi Mehmeti; Alban Mustafaj; Mustafë Bërkani; Sefer Avdiu; Allmir Mustafaj;
Mirsad Cuca; Hysen Mehmedi; Flamur Anamali; Safet Kallaba; Mustafë Hidra; Besart Luka;
Sabahudin Cuca; Ilmi Duraku; Mirsad Salaj.

  • 1

    Radio