Dhunë mes nxënësish në shkollën “25 maji” në Tuz
Prej tvteuta19 October 2017
Në dy ditët e fundit në shkollën e mesme “25 maji” në Tuz kanë ndodhur grindje në mes nxënësve të kësaj shkolle, të cilat janë shoqëruar edhe me dhunë fizike. Portali malësia.ne raporton se sipas burimeve jozyrtare për këtë rast deri tani janë përjashtuar nga shkolla plot 11 nxënës, kurse lista e plotë do të bëhet e njoftur pas mbledhjes së parashikuar për sot. Gjithashtu për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria Themelore.