Sociale

Sociale Më shumë

Dhuna në familje: Edukimi patriarkal dhe faktori ekonomik si shkaqe kryesore të durimit

Prej tvteuta10 December 2016

Drejtori i njësisë rajonale të Qendrës për Punë Sociale në Ulqin, Mehmet Duraku në konferencën e mbajtur nga SOS telefoni për mbrojtjen nga dhuna në familje, tha  se edukimin patriarkal dhe frika e nga partneri janë pengesat kryesore pse femrat nuk janë të gatshme ti paraqesin dhunuesit. “Një pengesë e rëndësishme për zgjidhjen e problemit të dhunës në familje është edukimi patriarkal i grave  dhe mjedisi i mbyllur, i cili nuk e miraton demonstrimin publik të problemeve familjare. Punëtorët social me qasjen e tyre profesionale tentojnë që ti kapërcejnë problemet e tilla, por ka pengesa të caktuara në të cilat ne  nuk mund të ndikojmë “, tha  Duraku.  Prokurori i Shtetit Faruk Resulbegoviq, tha se gratë janë të gatshme të flasin  për dhunën me të cilën përballen, megjithatë ato vazhdojnë ta durojnë atë për shkak të situatës së vështirë ekonomike dhe varësisë nga partnerët.