Aktuale Më shumë

Dhuna dhe tregtia e armëve në Mal të Zi janë arsye për shqetësim

Prej tvteuta07:55, 15 Mars 2023

Krimi kibernetik është një kërcënim në rritje për Malin e Zi, ndërsa dhuna dhe trafikimi i armëve janë gjithashtu arsye për shqetësim, sipas raportit të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar për krimin në Ballkanin Perëndimor (GI-TOC). Në këto gjetje, siç thanë ata, kanë arritur duke analizuar raportet për kërcënimin nga krimi i organizuar.

Raporti thekson gjithashtu se në Mal të Zi, qeveria njohu aktivitetet e grupeve kriminale të organizuara me rrezik të lartë si prioritet kryesor.

Korrupsioni, siç thuhet, është shtytësi kryesor i krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa paratë e pastruara janë burimi kryesor i pushtetit për aktorët kriminalë. Ata thonë se kërcënimi nga grupet kriminale transnacionale është gjithashtu në rritje.

 

  • 1

    Radio