Dhoma e ekonomisë ka filluar ankesat: Pikat e karburantit po keqpërdorin të dielat pushim

Prej tvteuta15:10, 4 Nëntor 2019

Këshilli i tregtisë pranë Dhomës së ekonomisë në Malit të Zi ka thirrur mbledhje urgjente me ministren Dragica Sekuliq, pasi sipas tyre pikat e karburantit janë duke keqpërdorur ligjin e ri për pushim të dielave. Sipas tyre, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, pikat e karburantit po i shëndrrojnë objektet e tyre në minimarkete të vogla duke shërbyer pothuajse të gjitha llojet mallrave. Kjo sipas tyre u shkakton dëm të madh kompanive tregtare në gjithë vendin. Nga ministria janë përgjigjur se me ligj nuk parashikohet se cilat mallra mund të shesin pikat e karburantit, derisa këto të fundit posedojnë të gjithë dokumentacionin e rregullt për ushtrimin e këtij aktiviteti. Nga Unioni i pikave të karburantit i hedhin poshtë akuzat me arsyetimin se tregtimi në këto objekte është në nivel të ulët dhe nuk mund të ndikojë në qarkullimin e përgjithshëm të mallit në gjithë vendin.

  • 1

    Radio