Me dhjetra padi kundër ndërtuesve ilegal
Prej tvteuta16:54, 11 Shkurt 2017
Inspektorët e Drejtorisë për punë inpektuese ditët e fundit kanë kryer një numër të madh kontrollesh në Ulqin, me çrast edhe kanë dorëzuar me dhjetra padi kundër ndërtuesve ilegal, sidomos atyre në ullishtë dhe qendër të qytetit, shkruan gazeta “Vijesti”.
Problemi i ndërtimeve pa leje në Ulqin ka eskaluar për shkak të mungesës së Planit Hapsinor dhe planeve detaje urbanistike, duke kërcënuar edhe ullishtën dhe zonat e tjera të paparashikuara për ndërtim, kurse nga Drejtoria për punë inpsektuese nuk kanë arritur sukses në parandalimin e situatës. Një nga probleme më madhore cilësohet mungesa e kuadorve në këtë institucion si dhe korruspioni kronik.