Sociale

Sociale Më shumë

Dështon hani në selitë, në plan ndërtimi në Shtoj

Prej tvteuta3 July 2017

Bredhja e bagëtive të trasha në rrugat  e Shtojit është një problem akut që kërkon një zgjidhje të menjëhershme.Prezenca e tyre në rruga është tejet e rrezikshme,ndërsa prania e tyre në plazhe një imazh shumë i keq për turizëm-shprehet Sekretari për çështje Komunale Mustafë Gorana. “Vitetet e fundit karakterizohen me probleme të mëdha që shkakton prania e bagëtive të trasha në rruga,ka pasur aksidente të shumta ,madje edhe me pasoja të të rënda. Së shpejti do të ndërtohet hani i bagëtive në Shtoj i cili është paraparë me vendimin e  objekteve të përkoshme,kështu që Komuna e Ulqinit ka nënshkruar kontratë me Ndërmarrjen “Veprimtaritë Komunale”e cila është e obliguar ti kryej këto veprimtari”-thotë Gorana . “Në bazë të lajmërimeve nga terreni  inspeksionet komunale do të drejtojnë bagëtitë që do të gjenden në rrugë pa përcjelljen e pronarit  në han.Ligji parasheh që në han mund të qëndrojnë 7 ditë dhe nëse nuk paraqitet pronari  në afatatin e paraparë,me vendimin e inspeksionit të veterinarisë do të çohen në thertore”,shton Mustafa. Hani i bagëtive në Selitë është treguar i dështuar ,pasi për një vit në këtë han nuk ka qëndruar asnjë bagëti si shkak i mosegzistimit të një ekipi të trajnuar për kapjen e bagëtive,si dhe mungesës së transportit adekuat .