Deri tani 46 të shëruar nga koronavirusi
Prej tvteuta10:48, 15 Prill 2020

Që prej fillimit të përhapjes së koronavirusit në Mal të Zi, nga kjo sëmundje janë shëruar 46 persona, njoftoi në konferencën e djeshme për media, drejtori i Qendrës Spitalore në Podgoricë, Jevto Erakoviq. Numri më i madh i të shëruarve janë nga Podgorica 14, 12 janë nga Tuzi, dhe 7 nga Tivari. Nga rastet e regjistruara në Ulqin deri tani janë shëruar 3 prej tyre.