Aktuale Më shumë

Deri në vitin 2025 Mali i Zi do të jetë gati për BE

Prej tvteuta14:23, 9 Janar 2022

Mali i Zi duhet të ndjekë planin e tij të reformës së brendshme, sepse ka një shans real për të përfunduar të gjitha detyrimet deri në vitin 2025 dhe për të arritur gatishmërinë e brendshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), tha kryenegociatorja me BE-në, Zorka Kordiq.

Kordiç tha se, në një kohë kur BE po rishikon autonominë e saj strategjike, konsolidimin e brendshëm dhe proceset e vendimmarrjes, vendosja e afateve për pranimin e vendeve të reja anëtare është mosmirënjohje në shumë aspekte.

Nga ana tjetër, sipas Kordiq, strategjia e BE-së për të adoptuar Ballkanin Perëndimor në familjen e saj është e paqartë.

“Mali i Zi, si më i avancuari në proces, duhet të ndjekë planin e tij të reformës së brendshme, sepse ne kemi një shans real për të përfunduar të gjitha detyrimet tona deri në vitin 2025 dhe për të arritur gatishmërinë e brendshme për anëtarësim,” tha Kordiq për agjensinë MINA.

Kordiq tha se ky është afati kohor i nevojshëm për institucionet malazeze si pikë referimi për punën e fokusuar.

Ajo shpjegoi se rezultati përfundimtar do të jetë një vendim politik, i arritur nga vendet anëtare të BE-së ekskluzivisht me konsensus.

“Duhet të kihet parasysh se BE-ja dhe vendet anëtare të saj janë të preokupuar me sfida të ndryshme gjeopolitike, energjitike, migracioni dhe krizës së koronës, të cilat kërkojnë angazhim dhe kohë për ta mbajtur Bashkimin të besueshëm, të sigurt dhe të gatshëm për anëtarë të rinj”, tha Kordiq.

“Qeveria do të bëjë gjithçka për të arritur shkallën më të lartë të mundshme të gatishmërisë për të mbyllur negociatat me BE-në deri në fund të mandatit të saj dhe që Mali i Zi të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit.” “Kur anëtarësimi do të ndodhë zyrtarisht nuk do të varet vetëm nga Mali i Zi,” vuri në dukje Kordiq.

  • 1

    Radio