Sociale Më shumë

Deri me një qershor nuk do të ketë transport ndërkombëtarë

Prej tvteuta11:37, 30 Prill 2020

Trupi Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse ka dhënë pëlqimin për vazhdimin e afatit të zbatimit të disa masave të përkohshme për mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës së qytetarëve nga infektimi me koronavirusin e ri si dhe për plotësimin dhe ndryshimin e disa masave. Siç është kumtuar nga Qeveria, pëlqimi për vazhdimin e këtyre masave, sipas automatizmit është dhënë, duke pasur parasysh faktin se disa masave është duke u skaduar afati i zbatimit. Në pajtim me terminet e paralajmëruara për zbutjen e zbatimit të disa masave, masat ekzistuese do të ndryshohen ose zbatimi i tyre do të suspendohet fare.

  • 1

    Radio