Deputeti i Forcës Genci Nimabegu dorëzoi përsëri propozim Ligjin mbi kthimin e Valdanosit
Prej tvteuta21:51, 21 Janar 2021

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu dorëzoi sot në Kuvendin e Malit të Zi propozim Ligjin mbi anulimin e pasojave të eksproprijimit të gjirit të Valdanosit, ligj i cili është dozuar së pari herë në Maj të vitit 2020.
“Kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiq personalisht ia dorëzova propozim ligjin duke ia shpjeguar rendësin dhe nevojën për aprovimin e këtij ligji në Kuvend. Presim mbështetjen e Kuvendit dhe deputetëve për aprovimin e këtij ligji si hap i nevojshëm për kthimin e pronës në gjirin e Valdanosit”, deklaroi Nimanbegu ne kumtesen per media.
Poashtu në kumtesë theksohet se pavarësisht propozim Ligjit kemi synimin që në bazë të vendimeve të Komisionit për turizëm dhe bujqësi të ndërmerren masa për jetësimin e këtyre përfundimeve të aprovuara në 2019 dhe 2020. Këto përfundime të aprovuara në Komisionin në dy mbledhje janë publike dhe duhen të realizohen në mënyrë që ish pronarët të ndihmohen në pastrimin, revitalizimin e ullishtës dhe në mbrojtjen e saj me rrugë të kalueshme dhe me sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe per ujitje.
Te perkujtojme se në shkurt të vitit 2020 me iniciative te deputetit Genci Nimanbegut erdhen anetaret e Keshillit per bujqesi dhe turizem prane Kuvendit te Malit te Zi per te pare gjendjen konkrete. I njejti Keshill me 22 qershor ka sjellur perfundimet lidhur me Pronen e Valdanosit në të cilin theksohet se duhet të formohet trupi koordinues me perfaqesues te institucioneve relevante te cilat duhet te sigurojne mjetet per punet primare, kurse Ministria e mbrojtjes dhe ushtria te sigurojne mekanizimet dhe kuadrot per pastrimin e rrugeve. Poashtu eshte percaktuar qe te punohet Strategjia e zhvillimit te ullishtarise nga ana e Ministrise se Bujqesise, kurse Ministria e turizmit te hartoje planin e valorizimit turistik te Valdanosit.