Politikë Më shumë

Deputeti i BDI: Ndaj shqiptarëve ka procese të montuara gjyqësore

Prej tvteuta10:13, 13 Nëntor 2015

Deputeti nga radhët e partisë shqiptare në pushtet BDI, Rafiz Aliti, e pranon se subjekti të cilit i takon nuk ka fuqi që të mbrojë shqiptarët e Maqedonisë nga rastet e montuara gjyqësore.

Aliti, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit në Shkup, ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë në shumë raste vazhdojnë të dënohen pa faj, edhe në 12 vitet e kaluara kur partia shqiptare BDI është pjesë e qeverisë.

Shqiptarëve çdo herë u janë montuar raste, qoftë në kohën e ish-Jugosllavisë, por edhe tani. Raste të montuara gjithsesi se kemi, por nuk kemi vetëm gjatë qeverisjes së BDI-së, por raste të montuara kishte edhe në kohën kur ka qeverisur PDSH-ja me VMRO-në, por edhe gjatë periudhës kur ne kemi qeverisur me LSDM-në”, deklaroi Aliti.

  • 1

    Radio