Politikë Më shumë

Deputetëve Mandiq, Radunoviq dhe Knezheviq tu hiqet imuniteti

Prej tvteuta09:54, 4 Nëntor 2015

Kryeprokuroria e shtetit ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi kërkesën për heqjen e imunitetit , respektivisht lejen për ndjekje penale për deputetët e Frontit demokratik Andria Mandiq, Sllaven Radunoviq dhe Millan Knezheviq.

Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit deputetëve Mandiq dhe Radunoviq për shkak të dyshimit  se kanë bërë ftesë për ndryshimin me dhunë të rendit kushtetues, kurse në rastin e Knezheviqit kërkohet heqja e imunitetit për shkak të dyshimit se ka sulmuar personin zyrtar gjatë heqjes së skenës dhe të tendave para ndërtesë së parlamentit.

Kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq ,i është drejtuar Prokurorisë supreme ,duke kërkuar që të dorëzojnë baza faktike në mënyrë që deputetët të përcaktohen  si duhet ndaj kërkesës së prokurorisë.

  • 1

    Radio