Deputetët sot për dy ligjet e kthyera nga Millatoviq

Prej tvteuta12:23, 4 Shtator 2024

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot do të votojnë sërish për ndryshimet në ligjin për punë të brendshme dhe energjetikë, për të cilin presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i ka kthyer në Kuvend për rivendim.
Kuvendi i miratoi ato ligje në seancën e 17 gushtit dhe Millatoviq i ktheu për rishqyrtim tri ditë më vonë, me arsyetimin se zgjidhjet e propozuara paraqesin vazhdimësi të politizimit të institucioneve.
Millatoviq tha se me ndryshimet në Ligjin për Punë të Brendshme është futur një procedurë e veçantë për punësimin e policëve pa shqyrtim publik dhe pa plan të personelit.
Duke folur për Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Energjinë, ai tha se amendamenti i propozuar ka sjellë ndryshime thelbësore në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarëve të Bordit të Agjencisë Rregullative për Energji dhe Rregullimin e Veprimtarive Komunale.
Siç theksoi Millatoviq, Kuvendi merr një rol të drejtpërdrejtë në emërimin e anëtarëve të Bordit, ndërsa Komisioni i mëparshëm i përbërë nga shtatë anëtarë të propozuar nga Qeveria, Akademia e Shkencave të Malit të Zi, Universiteti i Malit të Zi, Oda Ekonomike dhe Kuvendi shfuqizohet me propozim të Bordit Administrativ.
Millatoviq konsideron se është e papranueshme të bëhen ndryshime thelbësore përmes korrigjimit teknik të paralajmëruar të Ligjit, duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencisë Rregullative.
Sot, siç njoftohet në uebfaqen e Kuvendit, Kuvendi do të diskutojë edhe për Projektligjin për konfirmimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Francës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me marrëveshjen teknike ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi dhe Ministri francez i Mbrojtjes për blerjen e dy anijeve patrulluese.

  • 1

    Radio