Deputetët sot në Cetinë për zgjedhjen e Resulbegoviq
Prej tvteuta10:02, 22 Nëntor 2023
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot do të votojnë propozimin që Faruk Resulbegoviq të zgjidhet gjyqtari i shtatë i Gjykatës Kushtetuese.
Resulbegoviq, i cili është prokuror në Prokurorinë Themelore në Ulqin, për t’u zgjedhur i nevojiten 49 vota nga deputetët. Në raundin e parë të votimit, në shkurt, ai nuk mori dy të tretat e shumicës prej 54 deputetësh. Mbështetje për Resulbegoviqin e kanë njoftuar anëtarët e mazhorancës qeverisëse, si dhe nga opozita Lëvizja Qytetare URA. Seanca e Kuvendit, e cila do të mbahet në Cetine, do të fillojë në ora 12:00. (RTCG)